Specialistja e ISHP-së Silva Bino tha gjatë një interviste televizive se rekomandon qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi për festat e fundvitit, në mënyrë që të mos kemi rritje të rasteve Covid.
“Do të rekomandoja që vitin e ri ta bëjnë me familjarët e tyre në shtëpitë e tyre, që të mos kemi rritje të rasteve. Njerëzit duhet të përpiqen që të izolohen, të parandalojnë futjen e virusit në komunitetet e tyre. Kemi të bëjmë me një virus tepër infektues” apeloi Bino.
Kjo deklaratë e Binos vjen në një moment kur festimet shihen në të gjthë botën si rrezik për rritjen e rasteve.
Ndërkohë gjatë intervistës në Report Tv, Silva Bino tha se maska është e efektshme në parandalimin e virusit, por nuk përdoret nga qytetarët. “Vendimi për mbajtjen e maskës dhe efektshmëria lidhet me sjelljen personale. Mbajtja e maskës është shumë efektive, por fatkeqësisht nuk respektohet në vendin tonë. Ndërsa mbyllja është vendim kolektiv” tha Bino./Opinion.al