Aktualitet

Bino: Kategoritë e rriskut, që duhet të vaksinohen kundër gripit  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 03/08/20 |
Opi Nion

Në një kohë kur shifrat e personave të prekur nga Covid në Shqipëri po shënojnë rritje, duket se situata pritetet të bëhet edhe më problematike gjatë periudhës vjeshtë- dimër, me shfaqjen e gripit stinor. Gjatë një vizite në ISHP, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se po vijohet sigurimi i një sasie të shtuar të vaksinës përsa i përket situatës që do të përballemi gjatë muajve tetor-dhjetor e në vijim.

Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, tha se gjatë kësaj kohe është bërë vlerësimi i kategorive të riskut të cilët duhet të vaksinohen ndaj gripit por që njëhkohësisht janë edhe më të prekshëm nga Covid19.

“Ne kemi bërë vlerësimin dhe rivlerësimin e kategorive të riskut, të cilat janë të rëndësishme për vaksinimin ndaj gripit dhe njëhkohësisht janë subjekte të cilat janë dhe më të prekshme nga Covid19. Për shembull, personat me sëmundje kronike, natyrisht punonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, sepse ata transmetojnë më shumë gripin. Shpresojmë të kemi një situatë më të mirë të kontrollit të gripit, gjë e cila do të na ndihmojnë edhe për Covid19”, tha Bino./Opinion.al

 

Pas