Sociale

Bino: Doza booster jo më shpejt se 4 muaj nga aplikimi i dozës së dytë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:35 - 15/01/22 |
Opi Nion

Doza booster e vaksinës anti-Covid duhet bërë jo më shpejt se 4 muaj nga aplikimi i dozës së 2. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në një intervistë për televizionin Klan sqaron se për çdo vaksinë ka një skemë të përcaktuar.

Të përjashtuar nga rregulli janë disa kategori.

“Personat të cilët kanë frenim të imunitetit, që kanë kryer transplant, dializë apo probleme shëndetësore të tjera me rekomandimin e mjekut mund ta bëjnë disa kohë më përpara për faktin se këta bujnë një mbrojtje më të dobët imunitare e cila zhduket më shpejt”

Shqipëria renditet ndër vendet me mbulesë të mire vaksinale për personat mbi 60 vjeç, por ende ka shifra të ulëta tek të rinjtë.

“Vazhdojmë të kemi skepticizëm tek adoleshentet. Ne sfidën e kemi me të rinjtë.”

Vaksinimet u disafishuan në ditët e fundit të 2021. Efektet e këtij procesi sipas eksperteve po shihen aktualisht ku infektimet kanë kapur shifra rekord, ndërsa hospitalizimet janë të ulëta.

Tv Klan

 

 

Pas