-U tha në Opinion

Bino: Bëjmë vlerësim nëse duhet të merret tampon apo jo


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:32 - 12/11/20 |
el ida

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino tha se me rritjen e shifrave Covid ka edhe një rritje të numrit të qytetarëve që kërkojnë tampon. Por  Bino theksoi se tamponi mund të kryhet vetëm me rekomandimin e mjekut dhe se bëhet një vlerësim për ata që duhet të bëjnë tampon.

“Marrja e tamponit është një proces i cili kryhet dhe organizohet sipas rekomandimit të mjekut. Është rekomandimi i mjekut të familjes, mjekut të spital rajonal, apo rekomandimi i mjekut të urgjencës. Nga ana tjetër, kemi shqetësime të qytetarëve që kërkojnë të bëjnë tamponin. Bëhet një vlerësim nëse duhet të merret tampon apo jo”, tha Bino duke pohuar se qytetarët që kanë shënja duhet të drejtohen tek mjeku i familjes ose të lidhen me 127.

“Duke u rritur numri i rasteve është rritur kërkesa për të kryer tampon përtej kapaciteteve që ka laboratori ynë. Kjo është arsyeja që kemi shtuar tre laboratorë”, tha Bino ndërsa pohoi se në ISHP kryhen 1800 tamponë në ditë dhe pjesa tjetër e testimeve që raportohen janë kryer në privat./Opinion.al

Pas