Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e depozituar nga partia Bashkimi Demokrat për çregjistrimin e Bindjes Demokratike.
Kur Bindja Demokratike u regjistrua për në zgjedhjet e 30 qershorit, çështja përfundoi në Kolegjin Zgjedhor pasi partia Bashkimi Demokrat ka ankimuar vendimin e KQZ-së.
Në ankimimin e depozituar partia Bashkimi Demokrat kërkonte çregjistrimin e partisë Bindja Demokratike pasi kjo e fundit nuk ekzistonte si parti deri më 23 prill, afat ky që përkon me regjistrimin e partive në zgjedhje.
Sipas Bashkimit Demokrat, regjistrimi i Bindjes nga KQZ cënon ligjshmërinë e zgjedhjeve./Opinion.al