Bota

Bill Gates kritika për testimet, shumica “krejtësisht të padobishme”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:46 - 30/07/20 |
Al Do

Për Bill Gates, shumica e testeve për Covid-19 janë “krejtësisht të padobishme” pasi rezultati vonon shumë për të dalë.

Në një intervistë për televizionin CNBC, ish-CEO dhe themelues i Microsoft kritikoi disa nga testimet që kryehen në SHBA.

Sipas tij, njerëzit duhet të marrin përgjigjen e testit më shpejt sesa e marrin momentalisht, në mënyrë që të jenë në gjendje të ndryshojnë sjelljen e tyre dhe të mos infektojnë të tjerët.

“Duhen më shumë se 48 orë për të marrë përgjigjen. Kjo është e padobishme”, tha ai. Sipas Gates, kjo ka ndikuar edhe në vështirësitë e vendit për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Ndihmëssekretari për shëndetësinë në Departamentin e Shëndetit amerikan, Brett Giroir, shprehet se pjesa dërrmuese e testimeve kryhen në laboratorë të mëdhenj dhe mesatarisht duhen 4,27 ditë për të marrë përgjigjen.

Në një intervistë për CNN ai ra dakord me pretendimet e Gates.

“E kam thënë gjithmonë që përgjigjet e testimeve duhet të dalin brenda 24 orëve, do të isha shumë i lumtur sikur të ngrinim pika testimi kudo, por nuk kemi arritur ende në këtë pikë”, tha ai.

Sipas të dhënave zyrtare, në 28 korrik, në SHBA u kryen 733243 testime, thuajse 3-fishi i testimeve që kryheshin në një ditë në fund të prillit./ Opinion.al

Pas