Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biletat e avionëve, në Evropë 3 euro, në Shqipëri 300

2016/07/30 at 9:29 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Biletat e avionëve, në Evropë 3 euro, në Shqipëri 300

Biletat e avionëve kanë pësuar një ulje drastike të çmimeve, ulje që ka arritur në nivele historike, aq sa ka habitur edhe udhëtarët që zgjedhin këtë mënyrë udhëtimi.

Gazeta italiane “Corriere Della Sera”, ka bërë një analizë të thellë për këto luhatje, ndërsa në aeroportin e Rinasit, duket se ora ka ngelur në vend, pasi biletat e momentin nuk kanë të krahasuar me ato që shiten në BE e më gjerë. “Me 300 euro mund të udhëtohet vajte-ardhje në Azi. Brexit dhe terrorizmi kanë trembur pasagjerët, ndërsa mes shoqërive ajrore ka nisur ‘lufta’. Deri ku mund të ulet çmimi i një bilete fluturimi? Në gusht, mund të gjesh pa frikë bileta fluturimesh për udhëtime mes kryeqyteteve të Bashkimit Evropian me 3.8 euro vajte/ardhje, përfshirë dhe taksat. Në shtator-tetor për disa fluturime me destinacion Lindjen e Mesme biletat mund të prenotohen me një çmim që shkon deri në 340 euro, përfshirë të gjitha taksat. Me 160 euro mund të udhëtoni nga Milano në San Francisko për disa ditë mes shtatorit dhe nëntorit. Sipas “Hopper”, kompani e cila studion ecurinë e çmimeve, në datë 16 korrik fluturimi SHBA-Evropë preku vlerën më të ulët të mundshme në tre vitet e fundit, 560 euro”, shkruan gazeta italiane, ndërkohë që jep edhe tendencën e parashikimet për këtë treg. “Rënia e çmimeve ishte e parashikuar. Rritja e fortë e numrit të pasagjerëve, kryesisht nga Azia, ka bërë që shoqëritë ajrore të vënë në dispozicion më shumë vende të lira.

Për këtë mjafton që të analizohen parashikimet e shoqatës ndërkombëtare të aviacionit civil, e cila përfaqëson rreth 80 për qind të shoqërive ajrore. Në vitin 2016, mesatarja botërore e çmimit të një bilete vajtje-ardhje do të zbresë në kuotën 366 dollari (333 euro), 106 dollarë më pak se në vitin 2014 dhe rreth 62 për qind më pak se në vitin 1995”. Paralelisht numri i pasagjerëve do të rritet nga 3.6 në 3.8 miliardë në vit”. Analistët thonë se çmimet do të vazhdojnë të bien deri në dhjetor, por, më pas shoqëritë që do të duan të transportojnë më shumë pasagjerë, duke paguar më shumë do të nxjerrin në pah planet “mbrojtëse”.

Ndryshe nga tendenca europiane, në Shqipëri çmimet janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Nga Shqipëria drejt Evropës, biletat janë minimalisht 50 për qind më të shtrenjta, edhe kur bëhet fjalë për të njëjtët operatorë.

Në destinacionet që në aeroportet e Shkupit e Podgoricës operohen nga kompani loë cost, si Milano, Venecia, Londra, qytetet e Gjermanisë, çmimet nga Rinasi janë disa fish më të shtrenjta. Sidomos në Maqedoni, biletat janë të lira për disa arsye. Në të ka operatorë loë cost e shteti subvencionon kompanitë; dhe taksat aeroportuale janë më të lira se në Shqipëri. Nga Shkupi,  për shembull mund të gjesh biletë vajtje-ardhje edhe më pak se 100 euro për disa destinacione(65 euro në Milano e Bruksel, Berlin 70 euro, apo 85 euro në Paris e Venecia) , ndërsa në Shqipëri tarifa minimale për një biletë tashmë është mbi 150 euro nga operatorët loë cost dhe mbi 250 euro nga operatorët e tjerë që ofrojnë pjesën më të madhe të destinacioneve, raporton Shekulli.

Për në Gjermani e shtetet e tjera të BE-së çmimet janë rreth 300 euro, apo më shtrenjtë. Nga Shkupi për në Milano gjen bileta vajtje-ardhje me 65 euro, nga Tirana minimumi është 170-270 euro. Londra është e arritshme me 170-180 euro nga Shkupi dhe Tivari, nga Tirana mbi 400-500 euro. /express/

Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
Vjehrra rrëfen tmerrin, nusja tentoi ta digjte me benzinë

Vjehrra rrëfen tmerrin, nusja tentoi ta digjte me benzinë

Aksidenti i sotëm në Milot, zbardhet emri i viktimës dhe 5 të plagosurve

Aksidenti i sotëm në Milot, zbardhet emri i viktimës dhe 5 të plagosurve

Banda e Admir Tafilit, Qefalia nga qelia: ja torturat që më bëri policia

Banda e Admir Tafilit, Qefalia nga qelia: ja torturat që më bëri policia

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com