TIRANË- Nga sot një udhëtim me urban në Tiranë kushton 40 lekë. Rritja e çmimit është kontestuar nga qytetarët të cilët shprehen se është absurde të paguajnë më shumë, kur urbanët vazhdojnë të kenë të njëjtën problematikë, si vonesa në stacion dhe tejmbushja e tyre me pasagjerë.
“Qyetarët shprehen të zhgënjyer dhe të vendosur për të mos e pranuar këtë rritje çmimi. Ata do të protestojnë sot përpara godinës së bashkisë. Nga ana tjetër shoqata e transporteve shprehet optimiste duke u shprehur se “është fillimi dhe në ditët në vijim do mësohen të gjithë”.