Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bilanci i 2016-ës/ Basha: Fundviti i një kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin

2016/12/30 at 5:11 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dekriminalizimi, Basha: Më në fund ligji dha efekt. Rroshi simboli i krimit

Në një reagim të publikuar në rrjetin social “Facebook”, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë bilancin e tij për vitin 2016, duke e cilësuar atë si “fundviti i fundit i një kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin”.

Sipas asaj që shkruan Basha, kryeministri Rama ka hequr 40 mijë familje nga ndihma ekonomike dhe e ka bërë më të vështirë pagesën e papunësisë. Ai ka lënë mijëra persona me aftësi të kufizuara pa pagesë, ndërkohë që rriti çmimin e energjisë.

Basha thekson ndër të tjera se, nafta në Shqipëri është më e shtrenjta në rajon, ndërsa janë ulur edhe treguesit e konsumit, kreditimit, eksport-importeve, si dhe nuk ka kryer asnjë investim të ri publik. Veç këtyre janë rritur me 5 për qind kreditë e këqija dhe janë dhënë 140 milionë dollarë më pak kredi për biznesin, krahasuar me një vit më parë, ndërsa për fermerët ka pasur zero mbështetje.

Përveçse uli pagat dhe nuk rriti pensionet, Rama, sipas Bashës, është shkaktar i rritjes me 2 për qind të papunësisë. Ndërkohë që, në kohën kur mijëra familje u përmbytën nga uji dhe balta, Basha risjell në vëmendje se Rama iku në SHBA për një ekspozitë pikture.

Në bilancin e këtij viti, Basha përfshin edhe shkatërrimin e zgjedhjeve në Dibër, sikurse edhe rrënimin e shëndetësisë, ndërsa ka ndarë 100 milionë dollarë për koncesionin e radhës. Edhe arsimi është sulmuar nga kryeopozitari, sipas të cilit është shkaktuar kaos, ankth dhe padrejtësi për mijëra maturantë dhe familjet e tyre.

Por, më e rëndësishmja sipas tij, Rama është ai që mbuloi Shqipërinë me drogë, nuk u nda asnjë ditë nga krimi, mbrojti deri në fund Rroshin, thelloi aleancën me trafikantët dhe i dha garanci dhe liri Lul Berishës. Shkaqe këto që çuan edhe në bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë, duke vrarë shpresën e 80 mijë shqiptarëve, që braktisën edhe këtë vit vendin.

Shënimi i plotë: 

Bilanci 2016 dhe fundviti i fundit i një kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin:

Hoqi 40 mijë familje nga ndihma ekonomike, e bëri më të vështirë pagesën e papunësisë, la mijëra persona me aftësi të kufizuar pa pagesë, rriti cmimin e energjisë, nafta më e shtrenjta në rajon, uli konsumin, uli kreditimin, uli eksportin dhe importin, uli pagat dhe nuk rriti pensionet, asnjë investim i ri publik, rriti me 2 përqind papunësinë, ditën e përmbytjes së mijëra familjeve nga uji dhe balta iku për ekspozitë pikture në SHBA, rriti kreditë e këqija me 5 përqind, 140 milionë dollarë më pak kredi për biznesin se një vit më pare, zero mbeshtetje per fermeret, shkatërrroi zgjedhjet në Dibër, rrënoi shëndetësinë ndërkohë që ka ndarë 100 milion dollarë për koncesionin e radhës, shkaktoi kaos, ankth dhe padrejtësi per mijëra maturantë dhe familjet e tyre, mbuloi Shqipërinë me drogë, nuk u nda asnjë ditë nga krimi, mbrojti deri në fund Rroshin, thelloi aleancën me trafikantët, i dha garanci dhe liri Lul Berishës, bllokoi integrimin europian, vrau shpresën për 80 mijë shqiptarë që braktisën edhe këtë vit vendin.

Foto: 

basha

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Shpërthim i fuqishëm në qendër të Pragës

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Pragës

1 miliard euro në 4 vjet? Shumë pak

1 miliard euro në 4 vjet? Shumë pak

“Dekriminalizimi” në Kushtetuese, avokati i Rroshit: Padi kundër ligjit

“Dekriminalizimi” në Kushtetuese, avokati i Rroshit: Padi kundër ligjit

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com