Zjarri që përfshiu kullën 24-katëshe në Londër, duket se ka marrë përmasa edhe më të frikshme në viktima. Deri më sot janë raportuar 30 të vdekur, të cilët janë konfirmuar. Por ditën e sotme policia dyshon se ky numër është shumë më i lartë. 58 persona të cilët janë shpallur të humbur, dyshohet të jenë të vdekur. Nëse kjo është e vërtetë bilanci do të ishte 88 persona të vdekur, gjë që e bën këtë tragjedi të përmasave të mëdha. Megjithëse asgjë nuk është e konfirmuar, shpresat duket se janë shuar për gjetjen e të mbijetuarve.