Numri i viktimave në Belgjikë ka pësuar rritje. Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 496 persona, ndërsa numri total i viktimave është 3,019.
Gjatë 24 orëve, në Belgjikë janë konfirmuar 1,684 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 26,667.
Aktualisht 5,568 persona janë shëruar, por 1,278 qytetarë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohen në spitalet e specizlizuar për COVID-19./ Opinion.al