Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Bigët” e pakënaqur të Europës, ja rastet e arta të Serisë A

2016/08/18 at 3:15 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Bigët” e pakënaqur të Europës, ja rastet e arta të Serisë A

“Peshkimi” mes lojtarëve të padëshiruar të klubeve më të mira europiane është një ide e mirë, këtë e dinë mirë tifozët e Inter: në 2004-ën kanë kompletuar mesfushën për 10 vite me Esteban Cambiasso, dhe në verën e 2009-ës kanë vënë qershinë mbi tortë me Sneijder, i cili ka qenë një nga protagonistët e zikaltërve të Mourinho-s, që kanë fituar “Tripletën” në fund të sezonit. Si çdo verë, blerjet e mëdha krijojnë pakënaqësi te yjet e klubeve të ndryshme europiane, të cilët nuk duan ta kalojnë sezonin në stol dhe një situatë e tillë krijon mundësinë që këta lojtarë të merren për shifra të pranueshme dhe që të pranojnë një ulje të rrogës.

Kampionati që ofron më shumë raste të tillë është ai anglez, ku kalimi i Mourinho dhe Guardiola ka përmbysur hierarkitë e vitit të kaluar: te “Citizens” Pep ka përgatitur largimet e portierit Joe Hart (29 vjeç), talentit franko-algjerian Nasri (29 vjeç), mbrojtësit Mangala (25, pjesëtar i kombëtares franceze); teksa Mourinho ka larguar menjëherë 21-vjeçarin Januzaj dhe veteranin Bastian Schweinsteiger. Ndër të tjera trajneri portugez duket se nuk e pëlqen shumë mbrojtësin italian Matteo Darmian (27 vjeç), dhe duhet kuptuar nëse Fellaini do të jetë dakord me rolin e zëvendësuesit të Pogba. Me pas vjen Newcastle i Benitez, që ka përfunduar në Championship, dhe ku mund të jetë më e lehtë të “peshkohet”: përveç Moussa Sissoko (27 vjeç), duhet bërë kujdes edhe ndaj holandezëve de Jong (27 vjeç, fantazist) dhe Daryl Janmaat (27 vjeç, mbrojtës krahu). Në fund, gjithmonë te Newcastle, mund të merret për një çmim të mirë mesfushori Cheik Tiote, 30 vjeç.

Në zonën e Londrës, tek Arsenal ka shumë pakënaqësi pas humbjes në javën e parë të kampionatit kundër Liverpool, me Ozil dhe Alexis Sanchez që janë përfolur për një largim nga “Emirates”. Për sa i takon Chelsea-it, “Blutë” kanë fantazistë dhe sulmues të dytë me shumicë: Hazard, Willian, Oscar, Cuadrado, Fabregas, Marko Marin. Dy të parët janë të paprekshëm, ndërsa njëri mes Oscar dhe Cuadrado do të largohet; Marin është në kërkim të një ekipi ku mund të aktivizohet rregullisht, dhe pjesë e ekipit të Conte-s është edhe Van Ginkel, i cili ka luajtur në Itali me fanellën e Milan, por pa bindur.

Në tokën spanjolle numri i të pakënaqurve është më i vogël, por më cilësor: te Real Madrid është James Rodriguez (25 vjeç, fantazist, që i është ofruar Chelsea-it në këmbim të Fabregas), Mateo Kovacic (22 vjeç, mesfushor) dhe Raphael Varane (23 vjeç, mbrojtës). madrilenët kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë pakënaqësi, por realiteti tregon të kundërtën. Edhe Arda Turan po luan shumë te Barcelona tani, por në momentin që do të kthehet Neymar, turku do të kthehet në stol, nga ku do të shijojë spektaklin e MSN. Me pak fjalë, duke përjashtuar Juventus-in që ka bërë disa blerje të rëndësishme, klubet e tjerë të kampionatit italian si Milan, Inter, Roma dhe Napoli mund t’i shfrytëzojnë këto mundësi të arta për t’i kthyer Serisë A atë shkëlqim që e ka humbur prej disa vitesh tashmë.

Etiketa: Transferimet

Ju sugjerojmë

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…
Bota

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…

15 Tetor, 2025 9:02 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje

15 Tetor, 2025 7:28 pm
Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
Kryesore

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

15 Tetor, 2025 6:58 pm
Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë
Sport

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë

15 Tetor, 2025 6:51 pm
Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca
Politikë

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

15 Tetor, 2025 6:07 pm
Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën

15 Tetor, 2025 6:03 pm
Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë
Aktualitet

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë

15 Tetor, 2025 5:23 pm
Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit
Bota

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit

15 Tetor, 2025 5:04 pm
Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj

15 Tetor, 2025 5:00 pm
111 vjetori i pavarësisë, Begaj thirrje politikanëve: Në Kuvend punoni për shqiptarët dhe jo për konfrontim
Aktualitet

PD kërkon shkarkimin e tij, Begaj: Pretendime të pavërteta, përgjigjem me ndershmëri

15 Tetor, 2025 4:14 pm
Para
Gjendet në Tiranë 9-vjeçari që shoqëronte Jorgon Zani, Policia: “Vuan nga probleme mendore”

Gjendet në Tiranë 9-vjeçari që shoqëronte Jorgon Zani, Policia: "Vuan nga probleme mendore"

Vrasja makabër e 12 vjeçarit, kryeplaku i Palasës: Jorgo Zani ngacmonte edhe turistët …

Vrasja makabër e 12 vjeçarit, kryeplaku i Palasës: Jorgo Zani ngacmonte edhe turistët ...

Berisha në fb: Rama shpërbleu vajzën e gruas me 600 mijë euro për ta këshilluar

Berisha në fb: Rama shpërbleu vajzën e gruas me 600 mijë euro për ta këshilluar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…
15 Tetor, 2025

Donald Trump ka kërcënuar të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës që do të zhvillohen në zonat periferike të Bostonit...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave pubklike. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se aksioni...

Lexo më shumë

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
15 Tetor, 2025

Kolegji Zgjedhor i ka dhënë fund ngërçit të afateve për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në 6...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë
15 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 40-vjeçare. Sulmuesi portugez shkëlqeu sërish të martën, duke shënuar dy gola...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com