Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Big Brother rikthehet në ekran, cilët do të jenë konkurrentët 

2017/03/04 at 10:47 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Big Brother rikthehet në ekran, cilët do të jenë konkurrentët 

Në edicionin e tij të nëntë, ky format do të vijë totalisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë deri më sot. Ashtu si edhe është mësuar këtë vit konkurrentët do të jenë çift. Megjithatë “Vëllai i Madh”, nuk ia ka bërë kaq të lehtë sfidën banorëve.


Burime për “Bluetooth” kanë mundur të mësojnë se marrëdhëniet e tyre do të jenë në testim përgjatë gjithë kohës. Strategjia e organizatorëve është të sjellin, apo të stimulojnë situata, por dhe persona që do të vendosin në vështirë çiftet pjesëmarrëse. Ideja është që pjesëmarrësit të provojnë edhe lidhjen që kanë me partnerin, por edhe forcën e tyre në këtë garë.

Ndoshta një faktor që do ta komplikojë edhe më shumë këtë sfidë për çiftet do të jetë edhe rregulli që në shtëpi nuk duhet të bëjnë seks. Ashtu edhe si është bërë e ditur, edicioni i këtij viti do të bazohet tek vlerat njerëzore. Në një spot, të transmetuar ditët e fundit produksioni ka lançuar sfidën “Çfarë është çifti për ty?”, një pyetje, e cila shoqërohet gjithnjë nga hashtagu #vendpërdy. Ndaj e gjithë filozofia e lojës do të bazohet te raporti në çift dhe si do ta ruajnë raportin sentimental përballë “barrierave” që stafi do të vendosë ditë pas dite. Këtë vit “Big Brother” është fiksuar me bukurinë, qoftë për shtëpinë, qoftë për konkurrentët, pra BB9 bukurinë do ta këtë kryefjalë.

Kush është stafi

Në faqen zyrtare të këtij programi në ëeb jemi prezantuar me stafin, i cili do të punojë 24 orë në 24 për 100 ditë me radhë. Në spotin e publikuar ata shfaqen të veshur seriozë, në një ambient luksoz, rrethuar nga fotografë dhe aparate, të cilat fiksojnë çdo moment. Në një moment në fund ata shfaqen duke ngrënë sushi, gjë që, në një farë mënyre, na bën të mendojmë se ky “Big Brother” do të jetë ndryshe nga të tjerët jo vetëm në ide, por edhe ushqim. Një nga kuzhinierët më të famshëm të Mastershef Australia, do të jetë shefi personal i konkurrentëve të “Big Brother”. Banorët që do të marrin pjesë këtë vit do të jenë 16, ndryshe nga vitet e tjera. Ashtu si kemi shkruar edhe pak javë më parë, mendohet se njëri prej tyre do të jetë një shtetas serb që do të bëhet pjesë e shtëpisë, së bashku me partneren e tij shqiptare.

Ndryshime rrënjësore do të ketë edhe në studio. Pavarësisht se u përfol që Arjan Konomi do rikthehej në “Big Brother” si kryeredaktor, pak ditë më parë u mor vesh se ai nuk do jetë më pjesë e produksionit. Organizatorët këtë vit kanë menduar që të ndryshojnë formulën edhe për sa i përket opinionistëve, të cilët do të jenë të ndryshëm çdo javë. Një prej tyre mësohet të jetë Najada, e njohur me emrin Noçja, vajza nga Fieri që mbahet mend nga “Big Brother 1”.

Banorët e shtëpisë “Big Brother” këtë vit përveç strategjive personale, lojërave dhe situatave, do të kenë edhe një sfidë të re. Ketë herë do të duhet të marrin përgjegjësitë për t’u kujdesur për dy kafshë shumë të egra. Në fakt, ata janë zbutur prej një kohe të gjatë nga një cirk në Bullgari. Ka pasur shumë debate për llojin e kafshëve që duhet të jenë brenda shtëpisë dhe do ta zbulojmë në puntatën e parë se çfarë do të jetë. Tashmë duket se gjithçka është gati për të ndjekur një “Big Brother” ndryshe nga sa jemi mësuar. 18 marsi është nata kur do të ndizen kamerat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri./Bluetooth/

Etiketa: big brotherkonkurrentet


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:12 am
Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik
Life Style

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik

21 Korrik, 2025 4:58 pm
Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!
-Kulturë

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!

21 Korrik, 2025 2:56 pm
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat
-Jetë dhe Stil

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

18 Korrik, 2025 1:57 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:16 am
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
Rrebelët rrëzojnë aeroplanin e regjimit gjatë bombardimit 

Rrebelët rrëzojnë aeroplanin e regjimit gjatë bombardimit 

Video/Darkë 21 milionë lekë me Edi Ramën në Orikum? Ja si përgjigjet Kokëdhima 

Video/Darkë 21 milionë lekë me Edi Ramën në Orikum? Ja si përgjigjet Kokëdhima 

Basha i përgjigjet Ramës: Nuk ka pse vjen për shfaqje në çadër
















TE FUNDIT

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
22 Korrik, 2025

Këngëtari i grupit Black Sabbath, Ozzy Osbourne, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
22 Korrik, 2025

Një banesë në zonën e quajtur “Rruga e Ersekës” është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Mësohet se i zoti i...

Lexo më shumë

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
22 Korrik, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka kë rkuar që  Departamenti i Drejtë sisë  të  hetojë  ish-Presidentin Barack Obama, pas një  raporti që  aludon...

Lexo më shumë

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
22 Korrik, 2025

Ministrat e Brendshëm të BE-së kanë dhënë pëlqimin në Kopenhagë për propozimin e Komisionit Evropian për ngritjen e kampeve për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com