Për moderatoren Arbana Osmani sezoni i vitit që lamë pas erdhi me sfidën e re të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, sfidë të cilën e përmbylli për këtë sezon.
Por mesa duket gjatë muajit mars do të nisë sfida e re e pikërisht edicioni i 9-të i reality show Big Brother Albania. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë Arbana përmes një postimi në Instagram:
“Faleminderit Mondit, dhe te gjithe njerezve te tjere te mrekullueshem si ai, qe kam patur fatin te njoh ne kete edicion te Dua te te bej te lumtur. Shihemi ne Mars, ne Top Channel, me Big Brother. Gezuar!,”-përfundon postimi i moderatores në Instagram./Gazeta Express/