Bien vrasjet me dashje në Shqipëri, Eurostat: Të tretët në Ballkanin Perëndimor

Numri i vrasjeve me dashje në Shqipëri ka ardhur në rënie vitet e fundit, megjithatë në një publikim të fundit të Eurostat, renditemi të tretët në Ballkanin Perëndimor me 34 ngjarje të tilla për vitin 2023.


Listën në rajon e kryeson Serbia me 78 raste pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 35.

Statistikat zyrtare për Shqipërinë tregojnë se në harkun kohor të 10 viteve numri i vrasjeve me dashje ka rënë ndjeshëm, me 68%.  Konkretisht në vitin 2013 numëroheshin 107 raste, trefish më shumë sesa policia ka identifikuar si te tilla në vitin 2023.

Sipas Eurostat, ndër vendet e BE-së, numri më i lartë absolut i vrasjeve me dashje u regjistrua në Francë (887), e ndjekur nga Gjermania (661) dhe Italia (338), ndërsa numri më i ulët u gjet në Maltë (2), Luksemburg (4) dhe Qipro (10).

Në vitin 2023, ka pasur 3 930 vrasje me dashje në BE të regjistruara nga policia, një rritje prej 1.5% krahasuar me vitin 2022. Megjithatë, në dekadën e fundit ka pasur një tendencë rënëse me 15%.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT