TIRANË- Një zjarr i madh ka përfshirë banesat e komunitetit Rom në Shkozë. Policia bën të ditur se kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato Zjarrefikëse të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve dhe largimin e banorëve nga zona. Nuk ka dëme në njerëz veç dëmtime të banesave (barakeve) ku ata jetonin. Policia po heton gjithashtu lidhur me shkaqet e renies së zjarrit.