Bota

Bie vlera e euros në tregjet aziatike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:11 - 05/09/22 |
Opi Nion

Në tregjet aziatike, vlera e euros ra në 0.99 dollar për herë të parë që nga viti 2002.

Më 5 shtator, vlera e funtit britanik ka në vlerën më të ulët në dy vjet e gjysmë, përkatësisht në 1.14 dollarë.

Monedha evropiane është në presion qëkur Rusia ndërpreu dërgesat me gaz për në Evropë përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1.

Autoritetet ruse thanë se ndërprerjet po bëhen për shkak të rrjedhjes së naftës në turbinat e gazsjellësit.

Autoritetet në Gjermani, shtet ku vjen gazi rus përmes këtij tubacioni, kanë thënë se ndërprerjet dhe reduktimi i furnizimeve të energjisë ruse, janë përpjekje e Moskës për të ndëshkuar shtetet perëndimore që kanë vendosur sanksione ndaj saj për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Njoftimi për pezullimin e dërgesave të gazit natyror po ashtu erdhi pasi ministrat e financave të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) vendosën çmim tavan për naftën ruse.

Pas