Pas një muaji vala e BA5 në Shqipëri ka rënë.
Prej afro dy javësh, kurba e infektimeve në vend ka pësuar rënie, duke arritur në nivelin e fundit të muajit Qershor. Aktualisht në Shqipëri janë afro 3 mijë të infektuar aktivë dhe 30 % e tyre janë në Tiranë.
Ulja e numrit të infektimeve dhe kurbës së rasteve aktive është shoqëruar edhe me një ulje të të shtruarve në spitalin Covid 3. Të shtruarit në spital janë nga 7 qarqe të vendit. Ata janë nga Tirana, Elbasani, Fieri, Vlora, Berati, Durrësi dhe Korça.
Edhe pse specialistët kanë folur për një endemi në muajin Shtator-Tetor, sërish ata i druhen shfaqjes së mutacioneve të reja të Covid.
Për këtë arsye, ata rekomandojnë vijimin e vaksinimit antiCovid si e vetmja mënyrë për të shmangur format e rënda të sëmundjes./Tv Klan