Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bie tavani i shkollës, nënkryetari i Bashkisë Tropojë: Duhet të shkoj në varreza

2022/06/02 at 9:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bie tavani i shkollës, nënkryetari i Bashkisë Tropojë: Duhet të shkoj në varreza

Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Tropojës, në fshatin Fierzë, ku në shkollën e mesme të bashkuar “Matosh Uka” është shembur tavani.

Fatmirësisht, asnjë nxënës apo mësues nuk u lëndua pasi ngjarja kishte ndodhur gjatë natës.

Nxënësit thonë se godina e shkollës ka edhe shumë probleme të tjera, një ndër to edhe lagështira.

Drejtoresha e shkollës, Xhane Rama, na tregoi shkollën dhe na shpjegoi se zgjidhja e momentit, është kalimi i klasave nga kati i parë në katin e tretë, që në fakt është gjithashtu i dëmtuar. Mendohet, që problemi vjen nga tubacionet e banjove.

Gazetarja e emisionit Stop bisedoi edhe me nënkryetarin e Bashkisë së Tropojës, i cili i kërkoi që t’i linte një kërkesë me shkrim pasi i duhej të shkonte në varreza.

N/kryetari: Do të lesh një kërkesë me shkrim të lutem edhe të kthejmë përgjigje!

Gazetarja: A keni dijeni?

N/kryetari: Se po më presin te varrezat do shkoj, kemi aktivitet me veteranët. Lëre kërkesën!

Gazetarja: Pra është më e rëndësishme aktiviteti me veteranët, sesa mirëqenia e fëmijëve në atë shkollë?

N/kryetari: Të gjitha janë të rëndësishme. Më e rëndësishme është, që ti të lesh kërkesën me shkrim dhe të kthej përgjigje në kohë rekord!

Gazetarja: Jo nënkryetar nuk është kjo më e rëndësishme. Më e rëndësishme nga ana e Bashkisë Tropojë është, që të më jepet një përgjigje, se çfarë do të ndodhë me atë shkollë atje, sepse janë 178 fëmijë, që shkojnë!

N/kryetari: Ne jemi marrë me atë shkollë, është shemb tavani, kemi bë katin e tretë.

Gazetarja:Kam qenë atje kam parë, muret janë të çarë, ka klasa jashtë funksionit.

N/kryetari: Është bërë funksionale kati i tretë?

Gazetarja: Në qoftë se ju e konsideroni funksional atë?

N/kryetari: Për ne funksionale është, aq është emergjencë. Do bëhet preventivi, kemi bë shkresë Ministrisë për të na çuar fondin, për të riparuar katin, komplet shkollën.

Gazetarja: Katin apo komplet shkollën?

N/kryetari: Katin dhe ndërhyrje të tjera në shkollë, ku ka probleme.

Gazetarja: Ka ndonjë afat, se kur do të ndodhë kjo?

N/kryetari: Do kthejnë përgjigje Ministria, a do na akordojnë fond, a s’do na akordojnë fond. Pastaj do shohim me donator, se s’kemi fonde momentalisht.

Gazetarja: Nga kush po i prisni fondet, nga Ministria ë… ?

N/kryetari: Nga Ministria e Arsimit, Emergjencat Civile.

Gazetarja: Po ndërkohë nuk është menduar një zgjidhje alternative për ata, që ndoshta të shkojnë në një ndërtesë tjetër, derisa kjo të bëhet dhe të gjithë ta bëjmë gjumin e qetë?

N/kryetari: në katin e tretë,- të thashë.

Gazetarja: Po nuk është i sigurt as kati i tretë.

N/kryetari: Pse nuk është i sigurt?

Gazetarja: Tualete nuk ka, tavani është problem, lagështirë ka gjithandej, shkallët janë të rrëshqitshme.

N/kryetari: Lëri të gjithë problematikat në kërkesën me shkrim dhe të kthej përgjigje!/ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Spiropali në SHBA,diskutime për Bordin e Paqes e pezullimin e vizave të imigracionit
-U tha në Opinion

Spiropali në SHBA,diskutime për Bordin e Paqes e pezullimin e vizave të imigracionit

6 Shkurt, 2026 1:04 pm
Reshje të dendura shiu në Himarë, përmbyten rrugët periferike
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Himarë, përmbyten rrugët periferike

6 Shkurt, 2026 12:58 pm
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës
Aktualitet

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

6 Shkurt, 2026 11:19 am
Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm
Aktualitet

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm

6 Shkurt, 2026 11:14 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Parandalohet atentati në Konispol, shoferi pikas tritolin në sendiljen e makinës

6 Shkurt, 2026 10:51 am
Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet
Bota

Trump hap faqe interneti për shitjen direkte të barnave, ja çfarë synohet

6 Shkurt, 2026 10:27 am
Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë
Bota

Zbulohen projektet e Epstein për studime gjenetike dhe rritjen e jetëgjatësisë

6 Shkurt, 2026 10:24 am
Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus
Bota

Atentat në Moskë ndaj gjeneralit rus

6 Shkurt, 2026 10:20 am
Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar
Kronikë

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

6 Shkurt, 2026 8:57 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

6 Shkurt, 2026 8:55 am
Para
Hoxha: Dumani ka dëshmuar se Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit

Hoxha: Dumani ka dëshmuar se Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit

Hoxha: E vetmja vrasje që nuk kam parë tek Dumani është ajo e Artan Santos

Hoxha: E vetmja vrasje që nuk kam parë tek Dumani është ajo e Artan Santos

Lala: Dumani ka plumbin në mushkri, nëse i hiqet i rrezikohet jeta

Lala: Dumani ka plumbin në mushkri, nëse i hiqet i rrezikohet jeta

TE FUNDIT

Spiropali në SHBA,diskutime për Bordin e Paqes e pezullimin e vizave të imigracionit

Spiropali në SHBA,diskutime për Bordin e Paqes e pezullimin e vizave të imigracionit
6 Shkurt, 2026

Nga Keida Kostreci, Uashington Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali e konsideroi të enjten pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin...

Lexo më shumë

Reshje të dendura shiu në Himarë, përmbyten rrugët periferike

Reshje të dendura shiu në Himarë, përmbyten rrugët periferike
6 Shkurt, 2026

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug të vendit, veçanërisht në qytetin e Himarës, kanë...

Lexo më shumë

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës
6 Shkurt, 2026

Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e rradhës së Qeverisë. Me...

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm
6 Shkurt, 2026

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i Përgjithshëm. Sula nuk u bë pjesë e listave të Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com