Për shkak të motit të keq i cili ka “pushtuar”pothuajse të gjithë vendin, ka mbetur i plagosur një 35-vjeçar në Korçë.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Pedonalen e Korçës, në momentin kur është shkëputur një pjesë suvaje nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali.
Si pasojë e aksidentit, 35-vjeçari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
“Mbrëmjen e sotme, në Pedonalen e qytetit të Korçës, është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Për pasojë është lënduar lehtë në shpatull shtetasi L. T., 35 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al