-Teknologji

Bie përdorimi i Facebook pas problemeve me sigurinë e të dhënave


               Publikuar në : 08:43 - 21/06/19 |
Al Do

Përdorimi i Facebook ka rënë gjatë vitit të kaluar. Megjithëse numri i përdoruesve është rritur, volumi i ‘like’ dhe ‘share’ ka pësuar rënie.

Që nga prilli i vitit 2018, muaji i parë skandalit të Cambridge Analytica, veprimet në Facebook kanë rënë me 20% sipas ndërmarrjes analitike të biznesit Mixpanel.

Rënia përkoi me një numër skandalesh që kishin të bënin me privatësinë, të dhënat dhe gjuhën e urrejtjes. Në shtator kompania zbuloi një shkelje që preku 50 milion llogari, në nëntor pranoi se punësoi një firmë PR për të sulmuar filantropin Xhorxh Soros dhe është kritikuar vazhdimisht për tu përdorur në nxitjen e spastrimeve etnike në Mianmar.

Këtë muaj, një kompani kërkimore për tregjet, eMarketer, raportoi një rënie në përdorimin e Facebook në SHBA, duke thënë se përdoruesi tipik Facebook shpenzonte 38 minuta në ditë në vend, nga 41 minuta në 2017.

“Në krye të gjithë kësaj, Facebook ka vazhduar të humbasë përdoruesit e grupmoshave të reja, të cilët kanë drejtuar kohën dhe vëmendjen e tyre nëpër platforma të tjera sociale dhe aktivitete dixhitale”, tha eMarketer. /Opinion.al

Pas