Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Gjermani. Mësohet se shqiptari nga Dibra, Ijon Bushi, ka humbur jetën pasi se ka rënë nga skela ku po punonte.
Ijoni kishte shkuar në Gjermani për të ndihmuar familjen e tij, por aksidenti në punë i mori jetën. Ai ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa nga mesazhet prekëse në rrjetet sociale, thuhet se ai ka lënë familjen, nënën e tij dhe një motër të sëmurë.
Shokët e 30-vjeçarit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të prehet në Shqipëri, duke mbledhur edhe një shumë parash, që ua kanë dërguar familjarëve të të riut.