Një 43-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në Lezhë, si pasojë e një aksidenti në punë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00, ku shtetasi M.SH., duke punuar në një objekt ndërtimi është rrëzuar nga skela duke marrë dëmtime të shumta trupore.
Ai është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al