Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Thanasaj në Lushnje. Mësohet se një 17-vjeçare e identifikuar me inicialet K.Gj., ka humbur jetën pasi ka rënë nga pema.
Familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës, më pas është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Durrësit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.