Një 86-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditë e djeshme në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë, ku ka rënë nga lartësia shtetasi B. T., 86 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë
-Më datë 30.06.2025, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi B. T., 86 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.