Një 60-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia në Tiranë, teksa ishte duke punuar në një kompleks pallatesh në ndërtim.
Shtetasi B. B., është transportuar për në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 31.03.2023, në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç. Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al