Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje 69 vjeç ka ndodhur sot në Ksamil.
Viktima është identifikuar si Kristina Cauli, nga Berati.
Mësohet se ajo që i ka shkaktuar vdekjen ka qenë rënia aksidentale nga lartësia në një nga plazhet e zonës.
Ajo është transportuar në Spitalin e Sarandës por ka ndërruar jetë pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga rënia./ Opinion.al