Një tjetër punëtor ka humbur jetën aksidentalisht në Tiranë.
Bëhet me dije se pasditen e sotme rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi ka rënë nga lartësia një 56-vjeçar me inicialet I. B. duke gjetur vdekjen në vend.
Më herët, një 35-vjeçar humbi jetën në Kamzë, pasi u kap nga makineria e fabrikës./ Opinion.al