Një 65-vjeçar ka rënë sot nga lartësia teksa po punonte. Sipas policisë, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi P. P., 65 vjeç.
Për pasojë 65-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 04.06.2022, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al