Mbrëmjen e sotme një 80-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në zonën e ish-parkut rreth orës 19:55.
Sipas Policisë së Tiranës, viktima është 80-vjeçari me iniciale P.K. Ai humbi jetën menjëherë pasi u rrëzua nga kati i pestë i pallatit.
Grupi hetimor i policisë shkoi në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.