Një 40-vjeçar banues në Tiranë ka humbur jetën teksa dyshohet se është rrëzuar nga një kabinë elektrike në Pogradec.
Sipas njoftimit të policisë 40-vjeçari me iniciale P.M ka rënë aksidentalisht nga kabina elektrike ku ishte duke punuar në lagjen nr.5 të qytetit të Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.
Më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, Pogradec, shtetasi P.M, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një kabinë elektrike, ku ka qenë duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al/