Kronikë

Bie në pranga një tjetër anëtar i grupit që kreu vrasjen e dyfishtë në Laç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:28 - 28/06/20 |
Al Do

Një tjetër person është arrestuar në lidhje me ngjarjen e 30 majit në Laç ku mbetën të vrarë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

I arrestuari është Ilir Xhepaj, i cili dyshohet se është pjesë e grupit me 4 persona që kryen atentatin ndaj dy personave në hotelin “A&A”.

Konkretisht, Xhepaj dyshohet se është personi i cili ka mbajtur të neutralizuar me armë dy djemtë e Paulin Markut në mënyrë që ata të mos lëviznin nga makina e tyre “Range-Rover”. Ndërkohë sipas policisë, është sërish Ilir Xhepaj që së bashku me një person tjetër, kanë hyrë brenda në hotelin “A&A” duke ndihmuar të plagosurin Eduard Lamaj, pasi ky i fundit, gjatë shkëmbimit të zjarrit me Bujar Hasanin, mbeti i dëmtuar me një plumb.

Ilir Xhepaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ai madje konsiderohet si person i rrezikshëm në Mamuras dhe Kurbin.

Ai është nga fshati Gjorm, i Mamurasit nga ku janë dhe autorët, por edhe viktima Bujar Hasani. Xhepaj kishte vetëm tre muaj që ishte liruar nga burgu dhe bënte një jetë mes Tiranës, Laçit dhe Lezhës.

Ai ishte dënuar më herët për grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë.

Gjatë kohës së qëndrimit në liri Xhepaj, rezulton se në 15 maj 2020, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 33-vjeçarit Zef Marku, por pa mundur ta ekzekutojë atë. Pas disa ditësh hetime, prokuroria e Laçit ka vendosur të shpallë në kërkim Ilir Xhepajt për akuzën e “Vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj Zef Markut.

Në momentet e arrestimit në periferi të Tiranës, Ilir Xhepaj nuk ka bërë rezistencë ndërsa pas kontrollit është konstatuar se nuk ka pasur as armë me vete. Deri tani të arrestuar janë Eduart Lamaj, Kreshnik Tusha dhe Ilir Xhepaj. Ndërkohë në kërkim vijojnë që të jenë Elson Aliaj dhe Klaudio Perkola të dyshuar si bashkëpunëtorë të Eduart Lamajt në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. /Opinion.al

Pas