Një i kërkuar për trafik droge ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës.
Sipas policisë 52-vjeçari me iniciale R.H, banues në Vlorë ishte shpallur në kërkim pasi ‘Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë’ kishte vendosur për të masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Në datën 17 gusht të këtij viti, 52-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim ka tentuar të trafikojë në pikën e kalimit kufitar në Portin e Durrësit 55 kg kanabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme./Opinion.al/