Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ditën e djeshme. Mësohet se një shtetas, me inicialet A.K ka humbur jetën në lokalin e tij, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:30, në fshatin Sektor-Rinia, Durrës. Policia e Durrësit bën me dije se nga pakujdesia, ai ka rënë në kontakt me tensionin e energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.