Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi në Shijak.
Sipas policisë, shtetasi A.D., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
“Me datë 10.11.2021, rreth orës 14:20, dyshohet se shtetasi A. D., 65 vjeç, banues në Shijak, në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,”-thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al