Ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
H.M. ishte mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk, por gjatë kohës që punonte në fshatin Vrap, ra në kontakt me rrymën elektrike.
Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al