Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme, rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës, ku ka humbur jetën 56 vjeçari P.H.
Bëhet me dije se punonjësi i OSSHE-së ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte privatisht në një banesë.
Policia ka njoftuar se grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al