Një 45-vjeçar ka humbur jetën në Maliq pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Mësohet se 45-vjeçari ka qenë duke rregulluar çatinë e shtëpisë, ndërsa ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.