Një 14-vjeçar ka humbur jetën në banesën e tij pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike .
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Barbullush, të Vaut të Dejës, rreth orës 14:45.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.