Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë së qytetit bregdetar e mitura me inicialet A.B, 10 vjeç, ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar policinë. /Opinion.al