Një person ka gjetur vdekjen pasi teksa drejtonte mjetin bujqësor tip “Zetor”, aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal vaditës.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollas, Elbasan.
Viktimë e këtij aksidenti është personi me iniciale O.GJ, 66 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale./tvklan.al