Bota

Bie ndjeshëm bilanci i i viktimave nga COVID-19 në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:10 - 25/05/20 |
Opi Nion

Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 po shkon drejt përmirësimit në Itali. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit shtetin fqinj janë regjistruar 92 viktima dhe  300 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 32,877 e numri i të infektuarve në 230,158.Persona aktiv me COVID-19 janë reduktuar në 55,300.

Numri i pacientëve të shëruar është deri më sot më 141,981 e në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,502 të shëruar më shumë. Pacientë që po kurohen në repartet e terapisë intesive janë reduktuar në 541.

Në struktura spitalore po kurohen 8,185 e në kushte izolimi shtëpiak 46,574. Rajoni i Lombardisë ka regjistruar sot 34 viktima e 148 raste pozitive. Deri më sot në Itali janë kryer 3 milionë e 462 mijë e 253 tamponë./ Opinion.al

Pas