Një 58-vjeçar ka rënë aksidentalisht në përrua duke kullotur bagëtitë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat.
“Delvinë/Informacion paraprak rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat.
Më datë 29.11.2021, rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton Policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”./Opinion.al