Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden zhbllokon një pjesë të rezervave afgane

2022/02/11 at 4:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden zhbllokon një pjesë të rezervave afgane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të zhbllokuar rreth 7 miliardë dollarë të rezervave afgane, që ishin ngrirë pasi talibanët morën kontrollin e shtetit gushtin e vitit të kaluar.

SHBA-ja do të krijojë një fond në muajt në vazhdim, që do të administrojë gjysmën e 7 miliardë dollarëve, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Pjesa e mbetur prej 3.5 miliardë dollarëve do të qëndrojë në SHBA dhe do të përdoret për të financuar dëmshpërblimin e viktimave amerikane të terrorizmit, përfshirë edhe për pretendimet ndaj talibanëve nga familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

Në urdhrin ekzekutiv të Bidenit theksohet “kriza e madhe humanitare në Afganistan – përfshirë edhe nevoja urgjente për siguri të ushqimit të popullit të Afganistanit, mbështetjen jetësore, të ujit, të shëndetësisë, higjienës, strehimit dhe mbështetjen e vendbanimeve, mbështetjen e lidhur me COVID-19 dhe nevoja të tjera bazike njerëzore”.

Biden tha se rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit, që mbahen në institucionet financiare amerikane, do të përdoren për të “adresuar emergjencën kombëtare dhe mirëqenien e popullit të Afganistanit”.

Urdhri i Bidenit kërkon që fondet e Bankës Qendrore afgane të dërgohen në një llogari të Rezervës Federale të Nju-Jorkut. Zyrtarët amerikanë thonë se shumica e aseteve të ngrira afgane në SHBA, do të përdoren për ndihmë.

Shtëpia e Bardhë është përballur me presion për të zhbllokuar fondet për të ndihmuar afganët, të cilët po përballen me krizë ekonomike dhe financiare, që po kërcënon mbi gjysmë e popullsisë me uri.

Gjatë kësaj jave, zyrtarët talibanë po mbajnë bisedime në Gjenevë me organizatat ndërkombëtare, për të kërkuar qasje në ndihmën humanitare, që është ndaluar, pasi qeveria de fakto në Kabul nuk është njohur nga asnjë qeveri në botë, për shkak të shqetësimeve për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Afganistani ka mbi 9 miliardë dollarë rezerva, përfshirë edhe mbi 7 miliardë dollarë rezerva që mbahen në SHBA. Pjesa tjetër e rezervave gjenden në Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicër dhe Katar.

Ju sugjerojmë

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
Aktualitet

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

18 Nëntor, 2025 10:17 am
Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim

18 Nëntor, 2025 10:15 am
“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”
Bota

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”

18 Nëntor, 2025 9:29 am
Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit

18 Nëntor, 2025 9:24 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 8:02 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 7:44 am
Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku

17 Nëntor, 2025 10:51 pm
Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku
-U tha në Opinion

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku

17 Nëntor, 2025 10:36 pm
Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës
-U tha në Opinion

Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës

17 Nëntor, 2025 10:21 pm
Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore
Rajoni

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore

17 Nëntor, 2025 9:13 pm
Para
Akuzat për vrasjen e të riut grek, 20-vjeçari shqiptari dëshmon para prokurorëve

Akuzat për vrasjen e të riut grek, 20-vjeçari shqiptari dëshmon para prokurorëve

Macron ka refuzuar testin rus për koronavirus

Macron ka refuzuar testin rus për koronavirus

COVID në Shqipëri/ 589 raste të reja dhe 7 viktima

Covid-19 në Shqipëri, 531 të infektuar dhe 5 viktima

TE FUNDIT

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
18 Nëntor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë për shtyp mbi situatën e motit në vend. Sipas saj, situata “paraqitet...

Lexo më shumë

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim
18 Nëntor, 2025

Si pasojë e erës së forte gjatë natës ka patur pemë të rëna në zonën e “Skelës’ dhe në zonën...

Lexo më shumë

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”
18 Nëntor, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një letre dërguar qeverive të Bashkimit Evropian më 17 nëntor tha...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit

Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit
18 Nëntor, 2025

Moti i keq ka shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Në Lezhë, reshjet e dendura të shiut, që nisën pas mesnatës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com