Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë 

2025/01/11 at 10:25 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti Biden lehtëson dënimet e 37 nga 40 të dënuar me vdekje 

Rreth 600 mijë shtetas nga Venezuela dhe më shumë se 230 mijë të tjerë nga El Salvadori që aktualisht jetojnë në Shtetet e Bashkuara mund të qëndrojnë në vend ligjërisht edhe për 18 muaj të tjerë, njoftoi të premten Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare, më shumë se një javë para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën me premtimin për politika më të ashpra ndaj emigracionit. 

Administrata e Presidentit Biden ka përkrahur fort Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme, përfitues të të cilit janë rreth 1 milionë njerëz nga 17 vende të ndyshme. 

Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme, i njohur me inicialet TPS, lejon individët që ndodhen aktualisht në Shtetet e Bashkuara që të qëndrojnë dhe punojnë në mënyrë të ligjshme në SHBA në rast se atdheu i tyre konsiderohet i pasigurtë, për shkak të fatkeqësive natyrore, konflikteve të armatosura apo ngjarjeve të tjera të jashtëzakonshme. 

E ardhmja e programit të ‘Statusit të Mbrojtjes së Përkohshme’ është e pasigurt nën drejtimin e Presidentit Trump, i cili u përpoq të kufizonte ndjeshëm përdorimin e tij gjatë mandatit të parë si President. 

Ekipi i tranzicionit të Presidentit të zgjedhur Trump nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia Reuters deri në publikimin e këtij lajmi. 

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare zgjati afatin e qëndrimit në SHBA edhe për 103 mijë shtetas nga Ukraina dhe 1900 nga Sudani, që tanimë jetojnë në Shtetet e Bashkuara. 

Për José Palma, një 48-vjeçar nga El Salvadori, i cili jeton në SHBA që prejv itit 1998, vendimi do të thotë se të paktën tani për do të vazhdojë të punojë ligjërisht në Hjuston. Ai është i vetmi person në familjen e tij me status të përkohshëm; katër fëmijët e tij kanë lindur në SHBA dhe kanë shtetësi amerikane dhe bashkëshortja e tij ka marrë statusin e banores së përheshme në Shtetet e Bashkuara. Nëse afati i programit TPS nuk do të zgjatej, ai mund të dëbohej dhe ndahej nga pjesa tjetër e familjes. “Më sjell pak paqe. Më ofron pak qëndrueshmëri”, shprehet ai. 

Ky status i lejon individët që të qëndrojnë ligjërisht në vend, por nuk u siguron atyre një rrugë afatgjatë drejt marrjes së shtetësisë. Ata varen nga qeveria, nëse do ta rinovojë statusin e tyre kur të skadojë. Kritikët konservatorë kanë thënë se me kalimin e kohës, rinovimi i ndodh automatikisht, pavarësisht gjendjes në vendin e origjinës së personit. 

Njoftimi i së premtes, i cili erdhi pasi Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro mori detyrën për një mandat të tretë gjashtëvjeçar, “bazohet në emergjencën e rëndë humanitare me të cilën vazhdon të përballet vendi për shkak të krizave politike dhe ekonomike nën regjimin e Maduros”, tha Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare 

Ky Departament përmendi “kushtet mjedisore në El Salvador që pengojnë individët të kthehen”, veçanërisht shirat e dendur dhe stuhitë në dy vitet e fundit. 

Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe Nën Presidenti i zgjedhur, JD Vance kanë sugjeruar se do kufizojnë përdorimin e programit TPS dhe politikave që japin status të përkohshëm ndërsa zbatohet politika për dëbimet masive. 

Në muajt e fundit, aktvitistët kanë shtuar trysninë ndaj administratës Biden për të kërkuar zgjatje të pragamit TPS për ata që tashmë janë përfitues si edhe për të mbrojtur njerëzit nga vende të tjera si Guatemala dhe Ekuadori./VOA 

Ju sugjerojmë

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
Kryesore

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

13 Maj, 2025 7:09 pm
Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
Rajoni

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

13 Maj, 2025 6:08 pm
Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
Aktualitet

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

13 Maj, 2025 5:59 pm
Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
Para
Sa mund të ndikojnë mediat sociale në zgjedhje? 

Sa mund të ndikojnë mediat sociale në zgjedhje? 

“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama-qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit 

“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama-qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit 

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë 

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë 

TE FUNDIT

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
13 Maj, 2025

Nga qyteti i Fierit, drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është shprehur se janë pranë fitores së një...

Lexo më shumë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
13 Maj, 2025

Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Siç...

Lexo më shumë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
13 Maj, 2025

Më shumë se 20 anëtarë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e politikës së jashtme...

Lexo më shumë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
13 Maj, 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com