Bota

Biden: Zelensky nuk donte të dëgjonte kur e paralajmëruam për pushtimin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:52 - 11/06/22 |
Opi Nion

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “nuk donte ta dëgjonte” kur inteligjenca amerikane mblodhi informacione se Rusia po përgatitej të pushtonte Ukrainën.

“E di që shumë njerëz menduan se ndoshta po e teproja, por e dija, dhe kishim të dhëna se Putin po shkonte jashtë kufirit. Nuk kishte asnjë dyshim. Dhe Zelensky nuk donte ta dëgjonte, as shumë njerëz të tjerë ,”-tha Biden të premten gjatë një mbledhjeje fondesh politike në Los Anxhelos të organizuar nga producenti i Hollivudit Jeffrey Katzenberg.

Presidenti pranoi se mundësia që presidenti rus Vladimir Putin të nisë një pushtim në shkallë të plotë i dukete largët

Biden akuzoi Putinin për “përpjekje për të zhdukur kulturën ukrainase”.

Ndërkohë, bombarduesit rusë ka të ngjarë të kenë lëshuar raketa të rënda të epokës 1960, të destinuara për të shkatërruar aeroplanmbajtës me koka bërthamore kundër objektivave tokësore në Ukrainë, tha të shtunën një raport i inteligjencës ushtarake britanike.

Pas