Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden takohet me gruan dhe vajzën e Navalnyt

2024/02/23 at 8:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden takohet me gruan dhe vajzën e Navalnyt

Presidenti amerikan, Joe Biden, është takuar në Kaliforni me të venë dhe vajzën e politikanit të ndjerë rus, Aleksei Navalny, tha Shtëpia e Bardhë.

Navalny vdiq javën e kaluar në një burg në Arktik.

Biden u takua me Yulia dhe Dasha Navalnaya në San Francisko “për t’iu shprehur ngushëllime për humbjen e tyre të tmerrshme”, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate, duke shtuar se Biden ka riafirmuar njoftimin paraprak se më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të vdekjes së Navalnyt.

Gjatë takimit të tij, “presidenti shprehu admirimin e tij për kurajën e jashtëzakonshme të Aleksei Navalnyt dhe për trashëgiminë e tij në luftën kundër korrupsionit dhe për një Rusi të lirë dhe demokratike”, u tha në njoftim.

Biden “theksoi se trashëgimia e Alekseit do të vazhdohet nga e gjithë populli në mbarë Rusinë dhe mbarë botën që e nderojnë atë dhe luftën e tij për liri, demokraci dhe të drejta të njeriut”.

Autoritetet ruse njoftuan më 16 shkurt se Navalny, 47 vjeç, vdiq papritur teksa po mbahej në burg.

Navalny, një prej kritikëve më të zëshëm të presidenti rus, Vladimir Putin, po vuante një dënim të gjatë për akuza për ekstremizëm që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.

Nëna e tij Lyudmila Navalnaya tha të enjten se autoritetet e lejuan që ta shihte trupin e të birit, por tha se ata po tentonin ta “shantazhonin” duke i kërkuar që ta varrosë të birin në mënyrë sekrete.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Kirby, tha për gazetarët se autoritetet ruse duhet t’ia dorëzojnë trupin e Navalnyt nënës së tij, në mënyrë që ajo ta varrosë siç duhet të birin “dhe të nderojë trimërinë dhe kurajën e tij”.

Më herët, Qeveria amerikane njoftoi për ngritjen e disa akuzave ndaj rusëve të pasur që tha se kanë ndihmuar Rusinë të financojë luftën kundër Ukrainës.

Por, sanksionet amerikane në përgjigje të vdekjes së Navalnyt do të bëhen publike të premten./REL

Ju sugjerojmë

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
Bota

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

4 Shkurt, 2026 10:08 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
Kronikë

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

4 Shkurt, 2026 8:23 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
Para
SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

Aksident në Fier, makina del nga rruga, 4 të plagosur, mes tyre 2 të mitura

Aksident në Lezhë, humb jetën 21-vjeçari

E shkuara e Kep Arapit, Italia kërkonte ta ekstradonte, u arrestua edhe në mars

Durrës, 19-vjeçarja vret babanë me armë dhe e varros në oborr. E reja: Më detyroi të fejohem

TE FUNDIT

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
4 Shkurt, 2026

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet...

Lexo më shumë

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
4 Shkurt, 2026

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i...

Lexo më shumë

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
4 Shkurt, 2026

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se...

Lexo më shumë

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
4 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com