Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden publikon para OKB-së vizionin për rolin e SHBA në botë

2021/09/21 at 3:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga maskat tek vaksinimet,SHBA nxjerr masat e reja kufizuese ndaj COVID-19

Në paraqitjen e tij të parë në cilësinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, Joe Biden do të shpalosë botëkuptimin e tij multilateralist, përqendruar tek diplomacia.


“Kjo ishte një javë e rëndësishme për Presidentin Biden dhe rolin e tij udhëheqës në skenën botërore”, u tha të hënën gazetarëve një zyrtar i lartë i administratës duke iu referuar atyre që i cilësoi “përparësi kritike për sigurinë kombëtare të Amerikës dhe për paqen e prosperitetin e gjithë botës”.

Ky qëndrim është në kontrast të fortë me doktrinën “Amerika e Para” që mbështeste ish-paraardhësi i tij, Donald Trump.

Takimi vjetor i nivelit të lartë të OKB-së është një mundësi për organizatën prej 193 anëtarësh, që të diskutojë rreth sfidave me rëndësi rajonale dhe globale.

Presidenti Biden u nis drejt Nju Jorkut të hënën në mbrëmje për takimin ballë për ballë me rreth 100 krerë shtetesh në selinë e OKB-së.

Pas fjalimit të tij të martën, ai ka një takim në Nju Jork me kryeministrin australian Scott Morrison dhe më vonë gjatë ditës do të presë për bisedime në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin britanik Boris Johnson.

Javën e kaluar tre vendet shpallën një pakt sigurie i cili do t’i sigurojë Australisë teknologji amerikane për ndërtimin e nëndetëseve bërthamore si dhe ekspertizën britanike në fushën detare. Marrëveshja synon ta ndihmojë Australinë të luftojë kërcënimet në rajonin e Indo-Paqësorit. Analistët e shohin gjerësisht masën si një përpjekje për t’iu kundërvënë ndikimit në rritje të Kinës në rajon.

Konflikti me Kinën

Në Kombet e Bashkuara, Presideti Biden do të flasë gjithashtu rreth vendimit që ka nxitur debate, tërheqjes së trupave nga Afganistani. Zoti Biden thotë se vendimi është pjesë e filozofisë së administratës së tij për t’u përqëndruar tek kundërshtari i vërtetë: Kina. Të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Kinës që të shmangin atë që ai e tha se mund të jetë një Luftë e Ftohtë e mundshme. Ai u bëri thirrje dy vendeve që të rregullojnë marrëdhënien e tyre “plotësisht jofunksionale” sikurse i cilësoi.

“Nuk do të pajtohesha me këtë karakterizim të marrëdhënieve“, tha Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki të hënën, duke shtuar se presidenti Biden dhe homologu i tij kinez javën e kaluar patën një bisedë 90-minutëshe që ishte “e sinqertë, por sigurisht jo atje ku duhet”.

“Nesër (të martën) presidenti do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dhe ai do ta bëjë të qartë padiskutim se nuk po kërkon të shkojë drejt një Lufte të Ftohtë të re në të ardhmen me asnjë vend të botës“, shtoi zonja Psaki.

Zyrtari i lartë i administratës Biden renditi çështjet ku do të përqëndrohet fjalimi i Presidentit Biden.

“Fjalimi do të përqëndrohet në propozimin që ne të mbyllim kapitullin e 20 viteve luftë e të hapim një kapitull të diplomacisë intensive duke bërë bashkë aleatë, partnerë dhe institucione për t’u përballur me sfidat kryesore sikurse: COVID-19, ndryshimet klimatike, zhvillimi i teknologjisë, ato që lidhen me tregtinë dhe ekonominë, investimet në infrastrukturë të pastër e jashtë ndikimit të korrupsionit, tek qasja moderne ndaj antiterrorizmit e konkurrencë të fortë mes fuqive të mëdha, por jo një Luftë të Ftohtë të re“, tha ai./VOA

Etiketa: Bidenokb


Ju sugjerojmë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

18 Janar, 2026 6:26 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump
Bota

“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump

18 Janar, 2026 10:21 am
Rama publikon ftesën e Trump për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes
Aktualitet

Rama publikon ftesën e Trump për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes

18 Janar, 2026 10:15 am
“SHBA nuk hoqi vizat për shqiptarët”, Rama: Linjë normale e politikës së Trump
Kryesore

“SHBA nuk hoqi vizat për shqiptarët”, Rama: Linjë normale e politikës së Trump

18 Janar, 2026 10:06 am
Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
Politikë

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

17 Janar, 2026 10:05 pm
Para
Humbi jetën në aksident në Kretë,Motra:Do prehet në Shqipëri, pranë babait

Humbi jetën në aksident në Kretë,Motra:Do prehet në Shqipëri, pranë babait

Pukë/ Po riparonte çatinë, 66-vjeçari humb jetën pasi bie nga lartësia

Vdes 36-vjeçari në Vlorë, policia: Po ngarkonte materiale në një automjet

Tërmet me mangitudë 4.3 të shkallës rihter në Malin e Zi

Lëkundje tërmeti në Tiranë me magnitudë 3.9
















TE FUNDIT

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

Helmohen disa banorë në Bulqizë
18 Janar, 2026

Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në Milot, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona...

Lexo më shumë

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
18 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në në X ka mohuar lajmet apo fjalët që qarkullojnë rreth pjesëmarrjes së tij...

Lexo më shumë

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
18 Janar, 2026

Prokuroria e Posacme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditëve të fundit, sa I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com