Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden paralajmëron Putinin mbi pasoja katastrofike nëse Rusia pushton Ukrainën

2022/01/20 at 5:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Biden paralajmëron Putinin mbi pasoja katastrofike nëse Rusia pushton Ukrainën

Presidenti Joe Biden shënoi vitin e tij të parë në detyrë mes tensioneve në rritje me Rusinë. Ai paralajmëroi homologun e tij rus që të zgjedhë rrugën diplomatike e të mos sulmojë Ukrainën, një mesazh që u theksua edhe nga Sekretari i Shtetit Blinken, gjatë vizitës së tij në Kiev këtë javë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton.


Në një konferencë shtypi, në prag të përvjetorit të tij parë në detyrë Presidenti Joe Biden paralajmëroi Rusinë mbi pasojat e rënda me të cilat do të përballet nëse sulmon Ukrainën.

“Rusia do të mbahet përgjegjëse nëse pushton Ukrainën. Kjo do të varet nga ajo që Moska do të bëjë. Nëse bëhet fjalë për një inkursion të vogël, ne do të debatojmë se çfarë duhet të bëjmë. Por nëse ata ndërmarrin atë që janë në gjendje të bëjnë, me gjithë ato forca të grumbulluara në kufi, kjo do të sillte pasoja shkatërrimtare për Rusinë, nëse do të pushtonte Ukrainën. Aleatët dhe partnerët tanë janë të gatshëm të vendosin kosto të rënda, me një dëm të konsiderueshëm, ndaj Rusisë dhe ekonomisë ruse”, tha ai.

Prej javësh tashmë, Presidenti rus Vladimir Putin ka dislokuar me dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, në atë që Kievi dhe Uashingtoni, e kanë cilësuar si një kërcënim të qartë. Presidentët Biden e Putin zhvilluan dy biseda telefonike në dhjetor ndërsa javën e kaluar, ekipet diplomatike u takuan në tre kryeqytete evropiane në një përpjekje për të qetësuar situatën.

‘Zëri i Amerikës’ bisedoi me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Kiev, ku ai u takua me udhëheqësit ukrainas në shenjë mbështetjeje ndaj këtij vendi.

“Ne i kemi ofruar Rusisë një zgjedhje të qartë, një zgjedhje mes vazhdimit të dialogut dhe diplomacisë nga njëra anë ose përplasjes e pasojave nga ana tjetër. Ne kemi qenë së fundmi të angazhuar në një seri bisedimesh intensive diplomatike me Rusinë, drejtpërdrejt me ne (SHBA-në) përmes dialogut strategjik e të stabilitetit, në NATO permes Këshillit NATO-Rusi, si dhe në OSBE, Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë. Shpresa ime mbetet që Rusia do të ndjekë rrugën diplomatike. Kjo është qartësisht (zgjedhja) e preferueshme”, tha zoti Blinken.

Kritikët e Presidentit Biden në Kongres thonë se ai duhet të jetë i prerë me zotin Putin.

“Aktualisht duhet të përqendrohemi tek ndalimi i një sulmi dhe jo të flasim për atë që ndodh më pas. Ajo që ndodh më pas nuk ka vend për diskutim. Rusët do të ndihen shumë mirë ditën e parë të pushtimit. Pas kësaj, rruga bëhet shumë e vështirë, gjë që e kanë ndeshur në vende të tjera. Të pushtosh një vend është shumë e vështirë, të kushton gjak e para. Presidenti (Biden) thotë se ai ia ka vënë në dukje këtë Presidentit Putin dhe kjo është diçka që duhet theksuar ndërsa bëjmë përpara”, thotë senatori republikan James Risch.

Jeremi Suri, profesor historie në Universitetin e Teksasit, thotë se Presidenti Biden ka marrë mësime nga Lufta e Ftohtë kur bëhet fjalë për komunikimin me Rusinë.

“Një nga mësimet e Luftës së Ftohtë është se duhet bërë e qartë se deri ku është kufiri, në mënyrë që të mos ketë perceptime të gabuara. Ndaj mendoj se është e rëndësishme që ai (Joe Biden) po sigurohet që Vladimir Putin të mos nënvlerësojë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara. Por ai po tregon gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë synime të kufizuara. Synimi ynë nuk është që Ukraina të bëhet sa më shpejt anëtare e NATO-s, por ne (SHBA) nuk do të lejojmë që një fuqi e jashtme të na diktojë të ardhmen e aleancës. Pra mendoj se është e rëndësishme të vendosësh kufij të qartë”.

Por çfarë pritet të ndodhë mes dy fuqitë e mëdha? Sekretari Blinken takohet të premten me homologun e tij rus për një raund tjetër bisedimesh diplomatike. Ndërkohë, Presidenti Biden thotë se është Presidenti Putin ai që vendos mbi lëvizjen e tij të ardhshme, ndërsa Ukraina, vëzhgon e pret./ VOA

Etiketa: BidenPutinukraina


Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Komisioni i Rithemelimit nis përgatitjet për zgjedhjet e 6 Marsit

Komisioni i Rithemelimit nis përgatitjet për zgjedhjet e 6 Marsit

Dendias: Rikthimi në të kaluarën otomane nuk është opsion për Ballkani Perëndimor

Dendias: Rikthimi në të kaluarën otomane nuk është opsion për Ballkani Perëndimor

Greqi/ 18,869 të infektuar dhe 81 humbje jete në 24 orë

Greqi/ 18,869 të infektuar dhe 81 humbje jete në 24 orë
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}