Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden njofton krijimin e një partneriteti botëror për të sfiduar ndikimin e Kinës

2022/06/26 at 7:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden njofton krijimin e një partneriteti botëror për të sfiduar ndikimin e Kinës

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të dielën në Gjermani fillimin e një partneriteti global mbi infrastrukturën që synon t’i kundërvihet ndikimit të Kinës në vendet e botës në zhvillim.

Shtetet e Bashkuara synojnë të mobilizojnë rreth 200 miliardë dollarë, në fonde private dhe publike, gjatë pesë viteve të ardhshme, për të financuar infrastrukturën e nevojshme në vendet në zhvillim, nën një iniciativë të Grupit të Shtatëshes (G7) që synon të sfidojë projektin triliona dollarësh të Kinës “Një brez, një rrugë”.

Të gjitha vendet e G7-ës do të mbledhin së bashku 600 miliardë dollarë, në kuadër të atij që Presidenti Biden e quajti Partneriteti për Infrastrukturën dhe Investimet Globale, një partneritet i orientuar nga vlerat, me standarde të larta e transparente, me synimin për të përmbushur nevojat e mëdha të infrastrukturës të vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme, pa i bllokuar ato në ciklet e borxheve. Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhej se ky është vetëm fillimi i angazhimit perëndimor në këtë drejtim.

Më herët Presidenti Joe Biden vlerësoi aleancën globale që po përballet me Rusinë lidhur me luftën e saj në Ukrainë.

Biden bëri thirrje që koalicioni “të qëndrojë i bashkuar”. Ai tha se Presidenti rus Vladimir Putin mendonte “se mund të na fuste në konflikt me njëri-tjetrin, duke dëmtuar vendosmërinë tonë”. Presidenti amerikan tha se koalicioni nuk është ndarë dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Komentet zoti Biden i bëri gjatë një takimi me Kancelarin gjerman Olaf Scholz përpara se udhëheqësit e Grupit të Shtatëshes (G7), ekonomitë kryesore të botës, të nisnin takimin e tyre vjetor sot në Gjermani.

Presidenti Biden dhe homologët po takohen për të diskutuar mbi çështje të energjisë, përballjen me inflacionin, duke synuar të parandalojnë, që pasojat e luftës të dëmtojnë koalicionit global që punon për të ndëshkuar Moskën.

Presidenti Biden njoftoi gjithashtu se vendet e G-7-s do të ndalojnë importet e arit rus. Ari është një nga eksportet kryesore të Moskës. Me këtë masë udhëheqësit perëndimore shpresojnë ta izolojë më tej ekonomikisht Rusinë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Ju sugjerojmë

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan
Bota

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan

6 Shkurt, 2026 3:24 pm
Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë
Bota

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

6 Shkurt, 2026 3:08 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov akuzon Zelenskyn për atentatin ndaj gjeneralit:Përpjekje për të penguar paqen

6 Shkurt, 2026 2:04 pm
Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës
Kryesore

Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës

6 Shkurt, 2026 1:37 pm
Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu
Aktualitet

Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu

6 Shkurt, 2026 1:28 pm
Reshje shiu edhe në Durrës, përmbyten disa rrugë të qytetit
Aktualitet

Reshje shiu edhe në Durrës, përmbyten disa rrugë të qytetit

6 Shkurt, 2026 1:24 pm
Shpërthim në një xhami në Pakistan, 31 të vdekur dhe 169 të plagosur
Bota

Shpërthim në një xhami në Pakistan, 31 të vdekur dhe 169 të plagosur

6 Shkurt, 2026 1:23 pm
Sula u emërua kryeinspektor i Përgjithshëm, Noka: Ne na sulmuan për gjysmëgjelin…
Politikë

Sula u emërua kryeinspektor i Përgjithshëm, Noka: Ne na sulmuan për gjysmëgjelin…

6 Shkurt, 2026 1:09 pm
Spiropali në SHBA,diskutime për Bordin e Paqes e pezullimin e vizave të imigracionit
-U tha në Opinion

Spiropali në SHBA,diskutime për Bordin e Paqes e pezullimin e vizave të imigracionit

6 Shkurt, 2026 1:04 pm
Reshje të dendura shiu në Himarë, përmbyten rrugët periferike
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Himarë, përmbyten rrugët periferike

6 Shkurt, 2026 12:58 pm
Para
Alpinistët bllokohen në Valbonë, kërkohet ndërhyrja me helikopter

Alpinistët bllokohen në Valbonë, kërkohet ndërhyrja me helikopter

“Të daltë plasja!”, motra u drejtohet vëllezërve: Keni punë me mua

“Të daltë plasja!”, motra u drejtohet vëllezërve: Keni punë me mua

Video/ Patriarku Kirill rrëzohet gjatë meshës

Video/ Patriarku Kirill rrëzohet gjatë meshës

TE FUNDIT

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan
6 Shkurt, 2026

Në pragun e një takimit të rëndësishëm mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, tensionet mes...

Lexo më shumë

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë
6 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të forta pasi publikoi në platformën e tij Truth Social një video...

Lexo më shumë

Lavrov akuzon Zelenskyn për atentatin ndaj gjeneralit:Përpjekje për të penguar paqen

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
6 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se qëndron prapa atentatit ndaj gjeneralit të lartë...

Lexo më shumë

Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës

Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës
6 Shkurt, 2026

Në një konferencë për mediat, lideri i Partisë Demokratike u shpreh se Edi Rama ka krijuar një grup mercenarësh për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com